18:44 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pushteti/ Shpend Gashi: Kur preket lideri çohen njerëzit! Berisha di ta përdor sulmin që i bëhet

21:25 | 12/12/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pushteti/ Shpend Gashi: Kur preket lideri çohen njerëzit! Berisha di ta përdor sulmin që i bëhet

Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për të vënë nën masën e arrestit në shtëpi Sali Berishën është debati i sotëm në emisionin Pushteti në Fax News me gazetarin Besnik Sulejmani.

Politologu Shpend Gashi është i mendimit që kjo që po i ndodh Berishës, mund të jetë një sinjal që të çohet popullit opozitar. Sepse historia ka treguar se kur preket lideri, njerëzit çohen. Berisha sipas tij është një lider që frymëzon një elektorat të madh, por nga ana tjetër ai eklipson edhe ata që ka afër vetes.

Shpend Gashi: A është zotëria Lulzim Basha, i aftë të mbledhi këta njerëz që janë te Berisha nëse zoti Berisha ndiqet penalisht. Zoti Basha ka një peshë specifike në rrënimin e opozitës dhe deopozitarizmin në Shqipëri. Kur preket lideri çohen njerëzit. Berisha frymëzon një elektorat shumë të madh. Fatkeqësia e një lideri të tillë është që eklipson të gjithë njerëzit që ka afër vetes.

Ndërsa Fatmir Merkoçi shprehet se kjo është një arritje e Berishës, prej mosbindjes civile të tij, që arriti ta sjellë kërkesën e SPAK në Parlament.

Merkoçi: Politikisht Berisha fitoi sepse arriti ta sjellë gjënë në Kuvend. Dhe në Kuvend do ketë përplasje.

Sakaq, Gashi shton se Berisha ka ditur ta përdori sulmin që i është bërë. Kjo sipas Gashit, është mënyra e vetme që Berishës t’i pastrohet baltosja që i është bërë këto 20 vite, ku ka patur zëra që e kanë akuzuar edhe për vrasjen e 3 mijë vetave.

Shpend Gashi: Një politikan 33 vjet që e jeton politikën 24/7. Zoti Berisha ka ditur ta përdori sulmin. Është mënyra e vetme për ta pastruar gjithë peshën e baltosjes në 20 vite. Të thuash që Berisha ka vrarë 3 mijë veta duhet të jesh delirant apo të jesh vetë tepsia. Është përbaltosje.

Pas

Pushteti/”Kërkesa e SPAK” Petraj: Dosja nuk është e lehtë! Merkoçi: Berisha ia arriti qëllimit me mosbindje civile

Para

Pushteti/Adriatik Golemi: SPAK po rezulton një Gestapo, Prokurori politike! Merkoçi: I vetmi që i kam dalë kundër reformës në drejtësi

Para
Pushteti/Adriatik Golemi: SPAK po rezulton një Gestapo, Prokurori politike! Merkoçi: I vetmi që i kam dalë kundër reformës në drejtësi

Pushteti/Adriatik Golemi: SPAK po rezulton një Gestapo, Prokurori politike! Merkoçi: I vetmi që i kam dalë kundër reformës në drejtësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

Ursula von der Leyen reagon ndaj krizës në Lindjen e Mesme, thërret Komisionin Evropian në mbledhje

Zjarr në Elbasan, përfshihen zonat pranë varrezave, flakët drejt banesave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.