17:17 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pushteti/”Ti qenke me PS-në”, debat i ashpër i Agron Kapllanaj dhe Altin Goxhaj: Nuk jam i shitur, as i blerë

21:31 | 23/11/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pushteti/”Ti qenke me PS-në”, debat i ashpër i Agron Kapllanaj dhe Altin Goxhaj: Nuk jam i shitur, as i blerë

Tensionet në Kuvend dhe reagimi i Ndërkombëtarëve ishte tema e sotme në studion e emisionit Pushteti në Fax News. Të ftuarit e Besnik Suljemanit ishin: Altin Goxhaj, Agron Kapllanaj, Besart Xhaferri dhe Elkier Bushkolaj.

Debat i ashpër u zhvillua mes ish-deputetit të Partisë Demokratike Agron Kapllanaj dhe avokatit Altin Goxhaj. Sipas Kapllanaj, njeriu që ka qenë fillimisht kundër Komisioneve Hetimore ka qenë Sali Berisha, pasi nuk donte ngritjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët.

Më pas avokat Goxhaj akuzoi Kapllanaj dhe grupimin e Bashës si njerëz të shitur tek Rama. Sipas Goxhajt, Basha shiti shqiptarët dhe interesat e tyre duke shitur zgjedhjet.

Nga ana tjetër, Kapllanaj thotë se nëse Berisha ka mbështetje e sfidon nëse mbledh më shumë se 20 mijë veta në shesh.

Goxhaj më pas akuzoi Kapllanajn se ka përfituar tendera nga qeveria, për të cilën ish-deputeti u përgjigj se nuk merret me biznes, por familjarë të tij. Kjo është qesharake sipas Goxhajt, pasi jetojmë në Shqipëri ku nuk ka ligje dhe qeveria s’të lë të marrësh frymë.

Kapllanaj: Sali Berisha ka qenë kundër Komisioneve, Ka votuar kundër. Yuri Kim ndërhyri që lejoi ngritjen e Komisionit për inceneratorët. Mazhoranca nuk ishte dakord, ajo ndërhyri. Dhe tani disa zyrtarë janë në burg. Nëse ka njeri që i shërben Ramës, është Sali Berisha.

Goxhaj: Berisha e ka bërë model Lulzim Bashën.

Kapllanaj: Berisha bashkëpunonte me Ramën që në 2008, kur ndryshuan Kushtetutën.

Goxhaj: Basha ku ishte atë kohë? I shiti zgjedhjet, i mori në qafë shqiptarët.

Kapllanaj: Nëse Berisha ka mbështetje të qytetarëve e sfidoj tani. Meqë thotë jam shumica, le të mbledhi 20 mijë veta në shesh.

Goxhaj: Nuk i mbledh dot.

Kapllanaj: Jam demokrat që para 91. Nuk jam i shitur as i blerë.

Goxhaj: Lulzim Bashës e marrin me të qeshme. Është qesharak

Kapllanaj: E kam emrin Agron Kapllanaj, më njohin të gjithë. Kam marrë 6000 mijë vota në Mallakastër.

Goxhaj: Aq ke punësuar. Bravo i qoftë, është biznesmen i madh. I fiton tendera kësaj qeverie kaq të korruptuar.

Kapllanaj: Nuk merrem unë me biznes, merren familjarët e mi.

Goxhaj: Kjo qeveri s’të lë të marrësh frymë, më kanë bllokuar logarinë bankare.

Kapllanaj: Jetoj në këtë vend. Edhe im vëlla nuk merr asnjë tender nga qeveria. Janë në bazë të rregullave dhe ligjeve.

Goxhaj: Ti qenke me PS-në.

Kapllanaj: Ky shtet ka ligje.

Goxhaj: Po çfarë ligjesh ka?!

Kapllanaj: Shko protesto.

Pas

Pushteti/Kapllanaj: Skenat në parlament i shërbejnë vetëm Sali Berishës! Bushkolaj: Opozitës po i mohohen të drejta

Para

Pushteti/Xhaferri: Në demokraci të drejtat merren edhe me dhunë! Goxhaj: PD-ja mendon se ka keqqeverisje dhe jo axhendë të shpopullimit

Para
Pushteti/Xhaferri: Në demokraci të drejtat merren edhe me dhunë! Goxhaj: PD-ja mendon se ka keqqeverisje dhe jo axhendë të shpopullimit

Pushteti/Xhaferri: Në demokraci të drejtat merren edhe me dhunë! Goxhaj: PD-ja mendon se ka keqqeverisje dhe jo axhendë të shpopullimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

VIDEO/ Zjarr në një pemtore në lagjen Virjon, Ullinjas të Berat

Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.