Tensionet në Kuvend dhe reagimi i Ndërkombëtarëve ishte tema e sotme në studion e emisionit Pushteti në Fax News. Të ftuarit e Besnik Suljemanit ishin: Altin Goxhaj, Agron Kapllanaj, Besart Xhaferri dhe Elkier Bushkolaj.
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i cili sapo ka ardhur nga një takim me zyrtarë gjerman shprehet se parlamenti e ka për detyrë të monitorojë qeverinë dhe jo të jetë organ i saj. Nga ana tjetër, referuar tensioneve në parlament, ai shprehet se në demokraci të drejtat merren edhe me dhunë, pasi po degradojmë në autokraci.
Goxhaj më pas e pyet Xhaferrin nëse në Gjermani e ka paraqitur përpara zyrtarëve që ka takuar problemin e shpopullimit të Shqipërisë. Xhaferri u shpreh se e ka ngritur si shqetësim për shkak të keqqeverisjes së Ramës. Më pas Goxhaj u shpreh se PD-ja e konsideron ikjen e shqiptarëve si problem qeverisjeje dhe jo si axhendë të kalkuluar.
Besart Xhaferri: Parlamenti ka për detyrë që të monitorojë qeverinë. Kjo qeveri dëgjon vetën me dhunë ose me presion ndërkombëtar. Në demokraci merren të drejtat edhe me dhunë. Përleshja në parlament nuk është ndonjë shkelje ligjore sepse kemi parë edhe në botë. Deputetët janë të barabartë për të kërkuar komisione. Parlamenti është i barabartë, nuk është degë e ekzekutivit. Ka degradim të demokracisë përderisa po shkojmë në autokraci. Ndërkombëtarët duhet të jenë korrekt, të mos mbështesin as mazhorancën as opozitën. Nuk është mbështetje e opozitës kur del një diplomat dhe thotë që po vidhen zgjedhjet në Shqipëri. Kësaj rradhe është inkurajuese. Heshtja e tyre e mëqarshme ishte mungesë korrektese.
Goxhaj: Kur shkuat në Gjermani, pate komunikim me përfaqësusesit politik gjerman të djathtë. A fole për shpopullimin e Shqipërisë, për axhendën? Për refuzimin e popullimit të Shqipërisë me refugjatë të papranuar nga Gjermania?
Xhaferri: Kam folur për shpopullimin e Shqipërisë.
Goxhaj: Desha ta dëgjoj që nga PD-ja nuk e mendojnë që ka një axhendë të shpopullimit të Shqipërisë por ka një keqqeverisje.
Xhaferri: Jemi shprehur kundër ardhjes së tepricave që një vend tjetër ka. I thashë po e dërgoni Ramën në nivelin e Erdoganit me 5 milionë sirianë.
Discussion about this post