Akisoni opozitar është tema e sotme në emisionin “Pushteti” në Fax News. Të ftuari e gazetarit Besnik Sulejmani debatuan në lidhje me lëvizjet e fundit në parlament të disa deputetëve të opozitës.
Avokati Gylsen Zhllima i sheh pozitive këto aksione, por greva i duket një vetëvrasje që mund të bëjë opozita.
Ndërsa deputeti Luan Baçi u shpreh se kjo mund të jetë një nga format, por ka edhe të tjera.
Zhllima: Aksioni i opozitës, pozitiv. Greva e urisë nuk sjell asgjë. Është një lojë që opozita i jep disave. Kjo është vetëvrasje. Në rast se ti bën grevë urie, ose do dalësh i fituar ose do dalësh i vdekur. Nga pikëpamja njerëzore, qytetari do të ketë deputetin në krah. Nuk e do deputetin të bëjë grevë urie.
Baçi: Është një nga format, pse jo.
Petraj: Ka forma të tjera.
Baçi: Edhe mosbindja civile, edhe protesta, edhe greva. Janë të gjitha në tavolinë. Por të gjitha do diskutohen në kohën e duhur në bazë të zhvillimeve politike. Asgjë nuk përcaktohet sot apo nesër.
Zhllima: Më ekstreme që bëtë ju, dogjët mandatet. Keni përballë të njëjtën kundërshtar.
Baçi: Mund të jetë goditje.
Zhllima: Pse deputeti të jetë prokuror dhe jo politikanë?
Baçi: Nuk po merr rolin e prokurorit, po kërkon të hetojë për aq sa e jep kushtetuta. Komisioni është i vetmi mjet për të nxjerrë të vërtetën në shesh.