Një pushuese është mbytur ditën e sotme në plazhin e Velipojës. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, por ajo është nxjerrë e pajetë nga ujërat e detit Adriatik në Velipojë.
Ajo ishtë pushuese në zonën e Vilunit në plazhin e Velipojës, ndërkohë që është nxjerrë nga uji nga një peshkatar.
Velipojë/Shkodër
Më datë 19.08.2020, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e se.ksit femer, ende e pa identifikuar.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje