Në çdo sezon turistik një nga shqetësimet më të mëdha të pushuesve janë kushtet në hotele dhe në restorante, sidomos sa i përket sjelljes.
Një prej pushuesve i është ankuar sot Edi Ramës, ndërsa kryeministri thotë se nuk ka pyll pa derra. Sipas tij të gjithë ata njerëz që ofendojnë pushuesit, meritojnë mëshirë dhe jo vëmendje.
Komentuesi: Zotri Minister Shum bukur. Po do ishte edhe ma mir të kishit pak kontrol nëpër hotele,që kohën e fundit ka disa skandale.
Ne që jemi tej kufive të Shqiprisë normal që preferojm që të vim në shqipri në det. Po vazhduan edhe ma tutje ofendime dhe askush nuk reagon, do tjet jo mir sepse nuk do të ket shqipria turist. Është për të ardhur keq në Shqipri
Rama: Çdo pyll ka derrat e vet i dashur Muhammed, po kush ofendon meriton mëshirë jo vëmendje
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post