Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në Shëngjin. Një qytetar i cili po pushon në Shëngjin (Kune) ka dërguar një video tek “Nisma Thurje” ku shikohet se si deti është ndotur nga vaji.
Pushuesi shkruan se pas 9 ditësh pushime të qeta është përballur me këtë fenomen të paparashikueshëm. Ai thotë se vaji është hedhur në det natën.
“Pershenetje. Jam nje pushues qe vazhdoj pushimet prej 9 ditesh ne Shengjin ( kune lezhe) pas 9 ditesh pushime te qeta dhe te kendsheme sit u prballem me nje fenomen te pa parashikueshem dhe aspak i kendshem per te vazhduar pushimet ne kete zhgjedhje qe beme. Vaji ihedhur ne dete naten dhe asnje ekip per te mbledhur kete vaj qe po largon pushuesit. Ndodhem 3km larg pirtit dhe vaji shtrihet me km!! Po ju dergoj keto foto dhe vidio. Respekte”, shkruan ai. (B.H/Shuplaka)
https://www.facebook.com/thurje/videos/641470172728821/