Prej mbrëmjes së djeshme pushuesit tek “Shkëmbi i Kavajës” kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të një defekti.
OSHEE njofton se , zona e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës ka mbetur pa energji elektrike prej mbrëmjes së djeshme, për shkak të dëmtimit të një fidri që furnizonin me energji këtë zonë, nga një firmë private.
“Për shkak të dëmtimit të fiderit që furnizon me energji segmentin nga plepat tek shkëmbi i Kavajës, nga një firme private, ka mbetur pa energji kjo zone. Grupet e avarisë se OSHEE po punojnë për lokalizimin e defektit dhe riparimin sa me shpejt te tij”, thuhet në njoftim.
(S.SH/Shuplaka)