04:22 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pusulla: ‘Kur të çlirohet Shqipëria’

16:39 | 26/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pusulla: ‘Kur të çlirohet Shqipëria’

Nga Agim Xhafka

Ka afro një muaj që Edi Rama u premton studentëve se do u plotësojë jo vetëm tetë pikat e tyre,por edhe më shumë. Gati sa nuk nxjerr nga goja se dhe dashnore do u gjejë,vetëm trembet se e di që ata nuk ia përtojnë helmit të tij. Por pas këtyre premtimeve i mbarohet “karburanti” dhe aty ngec. I shuhet motori.Nuk bën hapin e dytë,të ndryshoja shifrat në buxhet që studentët ta besojnë. Të shohin sa para ka ndarë për bursa,sa për konvikte,sa për biblioteka,sa për… Po nga ky vesh kryeministri ynë nuk dëgjon. Premton në erë si ata aktorët në film që luajnë rolin e pijanecit ama regjisori i dend me gota uji.

Qeverisjet e majta në thelb kanë mashtrimin. Kështu e nisi punën qeverisja e 1944. Shkoi shtëpi më shtëpi për grurë,misër,bagëti e bulmet dhe të mos quhej hajdute e grabitëse u la në dorë viktimave një pusullë me shkrim distrofik,me pesë fjalë:”Do paguheni kur të çlirohet Shqipëria.”

Në fakt edhe pas 50 vjetësh nuk u dha një qindarkë.Me Edi Ramën ky fenomen ka marrë përmasa gjigande. U dha naftëtarëve statusin dhe si shpërblim kur të çlirohet Shqipëria. U pëmbytën gjashtë herë fermerët nga Vjosa dhe dëmshpërblim,kur të çlirohet Shqipëria. Prishi ndërtesa ngado e asnjë lekë s’dha për pronarët e tyre.

Tani guxon dhe vazhdon njësoj,me po atë melodi.

Studentëve do u plotësoj çdo kërkesë,çirret. Po me ç’para? Me ç’buxhet?

Qeveria nga që gënjeu plot shtresa këto vite mendon se do i funksionojë loja: “Kur të çlirohet Shqipëria “

Edvin,studentët nuk e mbyllën protestën. Po ndodh si me mishin para pjekjes. Marinohet dhe lihet ca kohë ashtu në qetësi. Pastaj javën e parë të janarit hidhet mbi zgarë të piqet. Me studentët nuk pinë ujë pusullat. Se ata ndaj u ngritën,së pari të çlirojnë Shqipërinë nga mashtruesit. Dhe ti je kokrra e Pinokut. Ata e dinë aq mirë sa dialogun me ty e quajnë kohë të humbur e të thërrasin :” O,usb e prishur!”

Etiketa: agim xhafka
Pas

“Veliaj po bën rolin e budallait”, PD i përgjigjet Bashkisë së Tiranës: Ja fakti që tregon se po mashtroni (VIDEO)

Para

Nuk dinë të ndalen studentët, ja surpriza për nesër para Kryeministrisë (FOTO)

Para
“Na sillni ushqim e batanije”, studentët të vendosur: Do ta gdhimë para Kryeministrisë

Nuk dinë të ndalen studentët, ja surpriza për nesër para Kryeministrisë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.