Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka lëshuar një deklaratë të papritur ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku tha se janë në gjendje të vendosin raketa të reja kryqëzuese në Rumani dhe Poloni.
Ai shtoi se Moska zyrtare e konsideron këtë si një kërcënim ndaj të cilit duhet të kundërpërgjigjet, por pa dhënë më shumë shpjegime për deklaratën e bërë.
Ndërkohë, Pentagoni njoftoi të hënën se ka testuar një raketë konvencionale kryqëzuese, lansuar nga toka, e cila goditi objektivin pas më shumë se 500 km fluturim, që është prova e parë e tillë që nga heqja dorë e paktit bërthamor midis dy vendeve këtë muaj.
Në një deklaratë të bërë nga Helsinki, Putin tha se Uashingtoni mund të përdorë potencialisht sistemin e saj të lansimit në Rumani dhe Poloni për të shkrepur raketa dhe se Rusia duhet të përgjigjet në mënyrë të duhur dhe reciproke.
(F.GJ/FAXWEB.l)