Një takim mes Putin, Zelenskyt dhe Trump, ashtu siç propozoi një ditë më parë Erdogan, duket i largët. Këtë e thotë vetë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka hedhur poshtë mundësinë e një takimi të shpejtë me presidentin amerikan dhe atë ukrainas, pavarësisht një propozimi nga Turqia për organizimin e një samiti trepalësh.
“E vërteta është se diçka e tillë është e pamundur të ndodhë në një të ardhme të afërt,” deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, të martën, sipas agjencisë ruse Interfax. Ai shtoi se presidenti Putin nuk e përjashton një takim të tillë në të ardhmen, por theksoi se “duhet të jetë mirë i përgatitur”.
Rusia ka paraqitur kushte të rënda për një marrëveshje paqeje, përfshirë dorëzimin e territoreve të pushtuara pjesërisht në katër rajone të Ukrainës, një status neutral për Kievin dhe kufizimin e ndihmës ushtarake të huaj.