Programet bërthamore të Koresë së Veriut kanë shqetësuar jo vetëm perëndimin por edhe presidentin e rusisë Vladimir Putin.
Sipas presidentit rus, qëndrimi aktual i Koresë së Veriut mund të çojë në një konflikt të shkallës së gjerë. Mirëpo pavarësisht se njëlloj si SHBA është kundër këtij qëndrimi të Koresë së Veriut, Putin e kritikon Uashingtonin lidhur me paralajmërimet për veprim të mundshëm ushtarak.
Sipas Putin, rritja e presionit mbi Phenjanin nuk do ta zgjidhë problemin. Këtë reagim Putin e ka bërë përmes një artikulli të publikuar në faqen në web të Kremlinit.
Kujtojmë se këtë javë, Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë mbi Japoni dhe ka kërcënuar ishullin amerikan Guam.
“Kriza mund të zgjidhet vetëm perms dialogut të drejtpërdrejtë midis palëve, pa parakushte. Provokimet, presioni, retorika sulmuese nuk çojnë askund”, tha Putin. (D.D/Shuplaka)