Këto pamje do ju habisin por ja që janë të vërteta. Në video është Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i cili habitet teksa dy avionë luftarë i afrohen avionit me të cilin ai udhëton.
Teksa bëhej gati për t’u ulur në në bazën ajrore në Khemimin në perëndim të Sirisë për një vizitë të paparalajmëruar, gjatë fluturimit ai hasi dy avionë luftarakë Su-30. Presidenti rus nuk ngurroi ta kthente kokën për të parë dy avionët luftarakë që shoqëronin avionin e tij. Herë qëndronte i qetë në sediljen e avionit, herë kthehej dhe shikonte të dy avionët që i ishin afruar.
Baza ajrore në të cilën udhëtoi Putin, ka qenë qendër stërvitore për operimet ruse përgjatë dy viteve të fundit. Nuk dihet nëse presidenti e kishte këtë informacion.
Sjellim në vëmendje që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë paralajmëruar dhe gjatë një konference të përbashkët për shtyp se njohja nga SHBA-të e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, rrezikon të rrisë tensionet në Lindjen e Mesme.
“Rusia dhe Turqia besojnë që të dyja se kjo nuk ndihmon në stabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme, por në të kundërt destabilizon një situatë që është e komplikuar”, deklaroi Putini, i cili po qëndron për vizitë në Ankara.
Erdogani nga ana e tij vlerësoi se Izraeli po i hedh benzinë zjarrit. “Izraeli e shikon këtë proces si një mundësi për të rritur presionin dhe dhunën kundër palestinezëve”. (J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?time_continue=19&v=4eFUvB6vmBk