08:57 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Putin: Komunizmi si Krishterimi, trupi i Leninit si reliket e shenjtorëve

16:13 | 15/01/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Putin: Komunizmi si Krishterimi, trupi i Leninit si reliket e shenjtorëve

Presidenti rus Vladimir Putin e ka krahasuar komunizmin me krishterimin dhe mauzoleumin e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq të Moskës si reliket e shenjtorëve.

“Ndoshta unë do të them diçka që dikush mund të mos e pëlqejë, por kjo është mënyra që unë e shoh,” tha Putini në një intervistë për Valaam.

“Para së gjithash, besimi na ka shoqëruar, duke na forcuar sa herë që vendi ynë, populli ynë, ka kaluar kohë të vështira.

 “Ishin ato vitet e ateizmit kur priftërinjtë u zhdukën, kishat u shkatërruan, por në të njëjtën kohë u krijua një religjion i ri. Ideologjia komuniste është shumë e ngjashme me krishterimin, pasi realisht: liria, barazia, vëllazëria, drejtësia – gjithçka është paraqitur në Shkrimet e Shenjta, është e gjitha atje.

Dhe kodin e ndërtuesit të komunizmit? Ky është sublimim, është vetëm një fragment primitiv nga Bibla, asgjë e re nuk u shpik”.

Putini shkoi edhe më tej duke krahasuar qëndrimin e komunistëve me udhëheqësin bolshevik Lenini për nderimin e shenjtorëve në krishterim.

“Shikoni, Lenini u vendos në një mauzole. Pse kjo është ndryshe nga reliket e shenjtorëve të krishterëve ortodoksë dhe vetëm për të krishterët? Kur thonë se nuk ka një traditë të tillë në krishterim, është njësoj si të shkosh në Athos dhe të shohësh se aty ka relike të shenjtorëve”, përfundoi Putin.

Pasi Lenini vdiq në vitin 1924, trupi i tij u balsamos dhe u shfaq në një mauzole në Sheshin e Kuq, Moskë.

Kulti i Leninit ishte pjesë e ideologjisë sovjetike. Debati publik lidhur me varrimin e duhur të Leninit është një temë që ka nisur gjatë viteve 1980.

Fjalët e Putinit ishin muzikë në vesh të anëtarëve të Partisë Komuniste.

“Unë mendoj se këto fjalë të presidentit në mënyrë shumë efektive dhe të arsyeshme lehtësojnë këndet akute rreth temës së mauzoleut”, tha të dielën nënkryetari i Dumës Shtetërore Ivan Melnikov, siç u përmend nga Interfax.

 Megjithatë, ai tha se “komunistët dhe të gjitha forcat patriotike majtiste e kuptojnë se komunizmi është afër krishterimit po aq sa forma e kapitalizmit që ekziston në vendin tonë dhe ekonomia jonë sot është larg nga krishterimi”.

Më herët këtë vit, Gennadiy Zyuganov, kreu i Partisë Komuniste Ruse, tha se Putin i kishte premtuar atij se për sa kohë që ai të mbetet president, trupi i Leninit do të qëndrojë në mauzole në Sheshin e Kuq.

“Për sa kohë që unë rri këtu, nuk do të ketë barbarizëm në Sheshin e Kuq “, citoi shefi komunist Putinin.

Burimi: RT.com

(F.G/Faxweb)

Pas

A do t’ju thotë një mashkull “të dua”, pasi keni fjetur me të

Para

12 Karakteristikat e një femre të paharrueshme

Para
12 Karakteristikat e një femre të paharrueshme

12 Karakteristikat e një femre të paharrueshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Mjaft më!” Ish-kryeministri i Izraelit: Trump të ushtrojë presion mbi Netanyahun

E rëndë në Greqi, foshnja 5 muajshe ndërron jetë! Prindërit shqiptarë e lanë në makinë dhe shkuan në plazh, një nga pistat e hetimit

Rama me ndjekësit: Kemi nisur punën për Samitin e NATO-s

SPAK thërret Sali Berishën, është kallëzuar nga Irena Gjoka

“Jemi në diskutim për të sjellë The Globe Soccer Awards në Shqipëri”- Rama jep lajmin: Do jetë fantastike që çmimin e futbollistit të vitit Lamine Yaman t’ia japim në Tiranë

Trazirat në Irlandë: Policia sulmohet me raketa gjatë protestave

Stuhi shkarkimesh në SHBA, Kennedy përjashton të gjithë komitetin e vaksinave të CDC-së

SOT, ORA 20:45/ Me mbrojtje të re dhe balotazh në sulm, ja si pritet të luajë Shqipëria kundër Letonisë

Pas fitores në zgjedhjet e 11 majit, Rama i rikthehet bashkëbisedimit me ndjekësit në ‘Sy m’sy’

Aksionet aziatike shënojnë rritje ndërsa investitorët synojnë bisedimet SHBA-Kinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.