Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka njohur dy rajonet ‘rebele’ në lindje të Ukrainës. Në një deklaratë të bërë, Putin tha se kjo madje kishte qenë diçka e vonuar.
Ndërsa Meta në reagimin e bërë në facebook ka dënuar këtë akt të njohjes që u firmos nga Putin duke arsyetuar se kështu kishte ‘kërcënuar’ integritetin territorial të Ukrainës.
Presidenti Ilir Meta:
Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.
Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës!
Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës. ?????