Pavarësisht se qëndron në pushtet që prej vitit 2000, presidenti rus Vladimir Putin, shprehet se do të kandidojë sërish vitin tjetër për të drejtuar rusinë.
Kështu, kreu i rusisë do të kandidojë për gjashtë vite të tjera në mars 2018. Deri më tani Kremlini ka heshtur për kandidaturën e mundshme të presidentit, mirëpo vetë Putin ka deklaruar se po e mendon të kandidojë.
Presidenti 64-vjeçar ishte për vizitë në rajonin siberian të Buriatja kur një veteran iu lut që të rikandidonte.
“Ne kemi një kërkesë për ty. Kur të zhvillohen zgjedhjet e radhës, ne të gjithë të kërkojmë që të kandidosh sërish për këtë post. Ne do të jemi shumë të lumtur”, tha qytetari.
Agjencia zyrtare ruse e lajmeve TASS shkruan se presidenti i është përgjigjur shkurtimisht kërkesës së tij: “Do të mendoj për këtë. Faleminderit”.
Kujtojmë se Putini qëndroi president për dy mandate katër-vjeçare rradhazi nga viti 2000 deri në 2008, limiti kushtetues.
Pasd kësaj u zgjodh kryeministër dhe qëndroi në këtë post që në vitin 2012, kur më pas u bë sërish president.
Sakaq, një ekspert i politikave dhe sigurisë në Rusi, Nabi Abdullaev,tha se me shumë mundësi Putini do të shpallë zyrtarisht kandidimin e tij para zgjedhjeve rajonale që mbahen në shtator, kur guvernatorët dhe deputetët lokal do të zgjidhen. (D.D/Shuplaka)