Shefi i diplomacisë ruse premtoi pak orë më parë se do t’i kundërpërgjigjej sanksioneve të SHBA-së duke dëbuar gjithashtu 35 diplomatë amerikanë.
Por presidenti Vladimir Putin ka siguruar se Rusia nuk do të largojë asnjë diplomat.
“Ne nuk do të largojmë asnjë njeri. Megjithatë, Rusia do të ruajë të drejtën për t’u kundërpërgjigjur dhe do të rregullojë marrëdhëniet ruso-amerikane sipas asaj që do të jetë politika e presidentit amerikan të zgjdheur Donald Trump”, tha Putin në një deklaratë për shtyp.
Vetëm një ditë më parë, SHBA deklaroi se do të dëbonte 35 diplomatë rusë, si hakmarrje që Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post