Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar pas fjalimit të Vladimir Putin ku ky i fundit ka shpallur zyrtarisht aneksimin e katër rajoneve ukrainase.
Në reagimin e bërë në twitter, ministria e Jashtme e Shqipërisë, ka dënuar referendumet e rremetë organizuara dhe Rusia dhe deklaron se nuk do të njohë rezultatet e këtyre referendumeve.
Reagimi i Plotë:
Shqipëria 🇦🇱 dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia 🇷🇺 në Ukrainë 🇺🇦 dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.
Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së 🇺🇳 dhe ligjit ndërkombëtar.