Pavarësisht paralajmërimeve të bëra nga vendet perëndimore, presidenti rus, Vladimir Putin vijon me planin e tij për votimin e referendumeve në zonat e aneksuara ukrainase.
Sot në rajonet e Ukrainës të pushtuara nga forcat ruse votohet një referendum për aneksimin e këtyre territoreve në Federatën Ruse. Kështu raportojnë mediat ruse, sipas të cilave referendumet do të zhvillohen në rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia. Sipas autoriteteve lokale pro-ruse, pyetja e referendumit bëhet në rusisht dhe ukrainisht dhe ka të bëjë drejtpërdrejt me aderimin e territoreve përkatëse në Federatën Ruse.