Mal Berisha, diplomati gjatë një lidhje në Skype në “Fax News” ka folur për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe pasojat që do të ketë Shqipëria dhe i gjithë rajoni ndaj pushtimit rus.
Berisha thekson se në rast se NATO bëhet pjesë e luftës kundër Rusisë atëherë e gjithë bota rrezikon shumë pasi Putin mund të përdorë armën bërthamore.
Gjithashtu Mal Berisha mendon se Shqipëria është me fat që është pjesë e NATO-s, por nënvizon se nuk duhet të ulet vigjilenca pasi fqinjët tanë “Serbia është një vëlla i vogël i Rusisë”.
“Putin është diktator në një sipërfaqe të madhe siç është fuqia dhe me një fuqi të madhe ushtarake në botë. Putin është një lider që vjen nga një strukturë e fshehur. Dalja nga SWIFT, kjo është një masë që e kërcënon Rusinë, por unë jam skeptik por tërheqjen ne mundshme të Putin, i ciuli ka aftësi të mëdha strategjike njësoj si një diktator. Putin dëshiron të shkojë deri në fund betejës dhe të vdesë në gropën e fundit. Është një element që mund të eklipsojnë Rusinë.
Unë mendoj se masa e para duhet të jetë Embargo që të mos thyhet dhe duhet të jenë shumë të repta, embargo thyhet për disa arsye, sepse marrëdhëniet nuk krisen brenda një nate, elementët e marrëdhënies të mëparshme nuk krisen menjëherë. Gjithmonë ka kontrabandistë që e gjejnë mënyrën si të shkëmbejmë mallin. Embargo nuk dëmton vetëm Rusinë por gjithë shtetet. Cil;a do të ishte masa kryesore? Përgjigja ndaj diktatorëve është mjeti me të cilën ata fillojnë sulmin, ka filluar me armë dhe duhet të kthehet pas me armë. NATO duhet të matet 70 herë për të vendosur një herë.
NATO në mbrojtje Ukrainën – Do të ishte mirë që Ukrainës ti jepej një kartë blank që të anëtarësohej në NATO para se të fillonte lufta, pavarësisht se nuk oi ksihte plotësuar kushtet. Për tu anëtarësuar në NATO duhet shumë punë, duhet hiqet armatimi i dikurshëm, ndërprerë e memorandumit të skafeve, ka disa kushte të rëndësishme , shqipëria kishte bërë progres demokratik i pranueshëm. Ukraina mund të ketë një ndër stoqet më të mëdha të armëve të bashkimit sovjetik, ka kaluar në periudhë shumë të këqija si në 2013 me demonstrata të fuqishme dhe largimin e presidentit të atëhershëm. Nëse Ukraina do të ishte përfshirë në NATO do të ishte një zgjidhje për ta marrë në mbrojtje.
Konflikti mes NATO-s dhe Rusisë do të ishte shumë e rrezikshme që me armë bërthamore mund ta bëjë një planet të papërballueshëm. Diktatorë si Putin mund të shkojnë shumë lart. Putin ka armën bërthamore që Hitleri nuk e kishte. Hitleri në fund të jetës së tij mund ta përdorte për ta shkatërruar gjithë botën.
Serbia i doli në krah të Rusisë, ata janë një djalë i përkëdhelur i Rusisë në Ballkan. Ne nuk duhet ta humbin vigjilencën. Serbia ka në plan për ta kthyer Kosovën në sovranitetin e saj, nuk është një ëndërr e fjetur dhe e zhdukur por është një shpresë e lindur për shkak të situatës që po ndodh në Ukrainë. Kjo fillon me një krizë ekonomike. Lufta në Ukrainë ka një ndikim të madh për vendet e rajonit dhe Shqipërinë. Bën eksportin më të madh të drithërave, një vend me pasuri të madhe mineralesh, eksportues i madh i hekurit, edhe industritë e ndërtimit kanë risk të madh. Ne jemi me fat që jemi në NATO. Kosova nuk është anëtare e NATO-s por trupat e KFORIT janë aty“, tha Berisha.