Në intervistën e tij për RTV ORA, ish-kryeministri Berisha u pyet nga gazetarja Beti Njuma për faktin nëse ka komunikuar apo nëse është takuar me Lulzim Bashën ditën e sotme, pas deklaratave të ambasadores Yuri Kim ndaj tij, pikërisht pas takimit me kryedemokratin.
Berisha u shpreh se ka komunikuar vetëm në telefon me z. Basha, ndërsa e devijoi pyetjen duke thënë se Partia Demokratike nuk mund të bëhet kurrë parti e dhunimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, as edhe sovranitetit të saj dhe të vendit.
“Kam folur në telefon me z. Basha. Unë jam në misionin tim të besuar nga qytetarët shqiptarë. Partia Demokratike nuk mund të bëhet kurrë parti e dhunimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, as edhe sovranitetit të saj dhe të vendit. Unë ftoj cilindo përfaqësues të SHBA-ve dhe çdo person tjetër që të paraqesë një fakt të vërtetë kundër meje, por ato nuk ekzistojnë. Bashën nuk po e vë në pozitë. Pozitë e vështirë për të do të ishte nëse nuk do të qëndroja për dinjitetin njerëzor. Një parti që nuk qëndron për këto parime, meriton të mos ekzistojë. Kjo është e qartë për çdo demokrat.”, u shpreh Berisha në lidhje me këtë pyetje.
Discussion about this post