18:14 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pyetja që vlon në kokën e shqiptarëve: Mirëmëngjes Saimir Tahiri, a erdhe?!

10:50 | 19/11/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pyetja që vlon në kokën e shqiptarëve: Mirëmëngjes Saimir Tahiri, a erdhe?!

Ka një pyetje me të cilën janë ngritur një pjesë e mirë e shqiptarëve sot. Saimir Tahiri, i larguar prej të premtes në Gjermani, është kthyer në Shqipëri apo jo?!

Sipas asaj që vetë ish-ministri kishte thënë, kthimi i tij do të bëhej të shtunën pasdite, ndërkohë që dje e ka shtyrë edhe me një ditë.

Këtë shqetësim e kanë shprehur një pjesë e mirë e opinionbërësve edhe në rrjetet sociale ku nuk kanë munguas as ironitë. Të presim edhe të shohim nëse kthimi i Tahirit do të bëhet sot në mbrëmje.

PO PSE TAHIRIT NUK IU BLLOKUA PASAPORTA:

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ia kufizoi lëvizjen jashtë shtetit ish-ministrit të Brendshëm, edhe pse këtë e kishte si një nga pikat e kërkesës së saj drejtuar Parlamentit.

Shumica parlamentare, në vendimin e saj e ka pranuar këtë kërkesë të Prokurorisë, me përjashtim të dhënies së autorizimit për arrestimin e Tahirit. Vendimi i Kuvendit i miratuar me votat e Partisë Socialiste, i firmosur nga kryetari i tij, Gramoz Ruçi i jep të drejtë Prokurorisë edhe për moslejimin e Tahirit të dalë jashtë shtetit.

“Vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë për: Dhënien e autorizimit për kontrollin personal dhe të banesës për deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri. Dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, ndalimin dhe detyrimin për të qëndruar në një vend të caktuar, si masë shtrënguese të heqjes së lirisë në kuptim të shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të nenit 232, të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në vendimin e Kuvendit.

Udhëtimi jashtë Shqipërisë i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri vjen pas një heshtjeje të gjatë publike e mungesës së dy ditëve më parë në Parlament, ku emri i tij u risoll në vëmendje gjatë diskutimeve.

(E.K/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: gjermanisaimir tahiritahirivendimi
Pas

Vidhnin naftën nga betonieria e një firme private, arrestohen tre persona

Para

A do të jetë Mourinho timonieri i ri i PSG-së?!

Para
Manchester fiton Europa League, Mourinho feston në mënyrë të jashtëzakonshme

A do të jetë Mourinho timonieri i ri i PSG-së?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hyn në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë, nga 1 korriku kufizohen kreditë për shtëpi

SHBA/ Kancelari gjerman mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takon presidentin Donald Trump

Nga Buxheti i vitit 2025, tek marrëveshja me Ukrainën/ Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

Vendim i papritur nga Pentagoni, tërheq teknologjinë kundër dronëve nga Ukraina dhe ia vë në dispozicion forcave amerikane në Lindjen e Mesme

TRUMP shpall listen e vendeve që qytetarët e tyre nuk do të mund të udhetojnë në SHBA, ndalim total për popullsinë

Rriten rastet e dhunës në familje në Korçë, 95 raste nga janari në maj

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati paratë familjes me djalin autik

Kuvendi miraton me 71 vota pro ndryshimet në Buxhetin e vitit 2025, marrëveshja me Ukrainën dhe aktet normative

Zjarr në një banesë në Uznovë të Beratit, ndërhyjnë zjarrfikëset. Nuk raportohen persona të lënduar

U arrestua duke ngrënë drekë me Xhevdet Plakun/ Dyshohet se organizoi vrasjen Elis Rroshkodolit, dosja për Voltan Xhanin i kalon SPAK-ut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.