Pas prezantimit të raportit të Komisionit Europian dhe dhënies së rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Shefja e diplomacisë në BE, Federica Mogherini u pyet nga gazetarët për Shqipërinë.
Gazetarja e Financial Times, ka pyetur Mogherinin e cila shoqërohej në prezantimin e raportit edhe nga Komisionieri për Zgjerimin, Johannes Hahn, lidhur me krimin e organizuar në Shqipëri.
“A mund t’ju pyes të dyve, si planifikoni t’i bindni Këshillin dhe shtetet anëtare, sidomos shtetet e mëdha anëtare si Franca dhe Gjermania që janë të shqetësuar sa i takon nivelit të krimit të organizuar dhe çështje të tjera të ristrukturimit të Shqipërisë dhe cila do të jetë strategjia juaj më tej?”-ka thënë gazetarja.
Mogherini është përgjigjur duke korrigjuar gazetaren se nuk ka vende anëtare të mëdha e të vogla, teksa ka theksuar se KE-ja nuk ka për detyrim të bindë Këshillin.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post