Në një takim që Ministri i Mirëqënies Blendi Klosi ai i Integrimit Bushati dhe Ministrja e Kulturëa Mirela Kumbaro kanë zhvilluar me disa të rinj, janë gjetur të papërgatitur përballë një pyetje të vetme. Arditi?
Kush e vrau Arditin? Kjo ishte pyetja që një nga pjesëmarrëset e ”Organizata Politike” ka bërë në drejtim të Ministrave. Të flasësh për të rinjtë në një moment që një i ri dhe cështja për vdekjen e tij janë mbetur të pazgjidhura do të detyrojë të marrësh edhe reagime të tilla.
‘Çfarë planesh keni ju për të rinj si Ardit Gjoklaj, të cilin pushteti e vrau mizorisht mbi një mal mbeturinash në Sharrë? Apo thjesht t’i lëmë aty në hije, si gjithmonë?”, ka qenë pyetja e aktivistes.
Reagimi i plotë:
Në njërin nga takimet e shumtë propagandistikë të qeverisë, ishin të ftuar për të folur për rininë ministrat Blendi Klosi, Mirela Kumbaro dhe Ditmir Bushati. Pyetjet ishin të parapërgatitura për t’u lexuar nga “të rinjtë e interesuar” të forumit partiak që në shumicë mbushnin sallën. Pyetje sesi e kalonin kohën e lirë, çfarë këshillash mund të jepnin për një karrierë të suksesshme, etj.
Ministrat u gjendën të papërgatitur dhe u vunë në siklet nga pyetja e aktivistes së Organizatës Politike, Albina Ruko, e cila i pyeti se çfarë planesh kishin për të rinj si Ardit Gjoklaj, të cilin pushteti i tyre e vrau mizorisht mbi një mal mbeturinash në Sharrë. Ata heshtën dhe e devijuan bisedën drejt pyetjeve limonatë të forumistëve të tyre.
Por sado që t’i shmangen të vërtetës, Arditi kërkon drejtësi!