Pesë administratorë të Zonave të Mbrojtura në Pogradec janë proceduar pènalisht pasi ákuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa dy persona të tjerë për prerje të paligjshme të pyjeve. Pòlicia finalizoi operacionin “Llënga” dhe sekuestroi 30 m ³ dru zjárri pa dokumentacionin përkatës.
Në vijim të punës për parandalimin dhe gòditjen e prerjes së pal ígjshme të pyjeve, shërbimet e Komisariatit të Pòlicisë Pogradec, árrestuan në flagrancë shtetasin:
A.Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Vërdovë; Si edhe filloi procedimi pènal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: F. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, A. J., 60 vjeç; G. B., 31 vjeç; M. B., 37 vjeç; E. Sh., 38 vjeç; E. G., 59 vjeçe, (me detyrë teknik dhe inxhinierë pranë ADZM-Korçë).
Në afërsi të fshatit Vërdovë, shërbimet e pòlicisë kanë konstatuar shtetasit A.Xh., dhe F. K., duke transportuar me mjetet respektive “Benz”, pa targa, të ngarkuara me sasi dru zjárri, pa dokumentacion përkatës.
Shtetasi A.Xh., drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa pesë punonjësit e lartpërmendur dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrolle dhe favorizuar shtetasin F. K., në zonën mbrojtur të pyllit të fshatit Llëngë-Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat pènale “Prerja e palígjshme e pyjeve” , “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post