Në pikën kufitare të “Qafë Thanës” policia i ka bërë kontrolle të imtësishme dy autobuzave me tifozë bullgarë. Tifozët bullgarë janë duke udhëtuar drejt Tiranës për të parë ekipin e tyre “Botev Plovdiv”. Megjithatë një pjesë e tyre janë kthyer mbrapsht nga policia kufitare shqiptare.
Mësohet se disa prej tifozëve kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa polcia, gjatë kontrollit të ushtruar, ka gjetur në automjetet me të cilat udhëtonin edhe thika apo mjete të forta të cilat mendohej so do t’i merrnin me vete në stadium.
Policia ka lejuar pjesën më të madhe të tifozëve të kalonte kufirin dhe të udhëtonin drejt Tiranës, dnërsa ka ndaluar 5-6 prej tyre që të hynin në territorin shqiptar, duke i cilësuar si persona me rrezikshmëri të lartë për mbarëvajtjen dhe rendin publik. (J.V/Shupalaka)