Gjatë mbrëmjes së djeshme, në emisionin “Opinion” u transmetuan biseda, debate e situate të patransmetuara më parë, të konsideruara si pjesë interesante pas kuintave.
E mes atyre që kanë rënë në grepin e emisionit ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ftuar gjatë vitit 2016. Në një moment të shkëputjes publicitare, ai ka shkuar dhe i është ankuar kryeredaktores së emisionit, Desada Metaj, të cilës i ka thënë se Fevziu nuk e linte të fliste.
“Spo përgjigjem dot, asnjë përgjigje nga fillimi në fund. As politikë, as lesh…”, dëgjohet të jetë shprehur ai duke iu drejtuar më pas moderatorit Blendi Fevziu me këto fjalë: “E bëjmë si të duash. Fevzo lëre celularin që të më dëgjosh.” (XH.A/SHUPLAKA)