Partia Socialiste, ka fituar disa bashki të vendit me një diferencë të lartë të votave. Në Qarkun e Durrësit, PS-ja ka arritur t’i fitojë të treja bashkitë.
Në Shijak ka pasur 54 QV në total ndërsa në Krujë 92 të tilla.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Agron Loka ka humbur garën për këtë bashki, ndërsa për 4 vitet e ardhshme bashkia do të drejtohet nga Artur Bushi.
Sa për Shijakun, Rezeart Tusha nga BF-ja ka humbur me një diferencë prej 4400 votash përball Elton Arbanës.
Diferenca:
- Durrës: 9 811 vota
- Krujë: 9 399 vota
- Shijaku: 4 400 vota