Në vitin 2019 qarku i Elbasanit ishte i dyti në rang vendi me konsumin më të ulët. Por, situata e shkaktuar nga koronavirusi në vitin 2020, papunësia, varfëria dhe emigracioni duket sikur thelluan më tej krizën ekonomike.
Kjo edhe për faktin që pagat mesatare shpesh janë të pamjaftueshme për të përmbushur të gjitha nevojat që periudha e covid kërkon. Duke filluar nga detergjentët, ilaçet edhe ushqimet krijojnë nje shumë parash që shpeshherë mund të jetë edhe e papërballueshme.
Qytetaret pohojnë se në shumë raste janë detyruar të marrin edhe borxhe për të përballuar shpenzimet e tyre. Pohojnë se më shumë kanë harxhuar për medikamente dhe ushqimet bazike.
Sa për kursimet, ata shprehen se gjatë viteve të fundit nuk kanë kursyer asgjë, madje thonë se mbahen edhe me të ardhurat nga emigracioni.
Emigracioni duket se është një tjetër shkak për dobësimin e ekonomive familjare, pasi nga viti 2011 deri në vitin 2019 nga Elbasani kanë emigruar 12.5% e popullsisë që sipas censusit të fundit ishte 295.827.
Për më shumë ndiqni dëshmitë e qytetarëve për gazetaren e Fax News Entela Duka:
Discussion about this post