04:41 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

11:53 | 13/11/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhunoi nënën e njerkun dhe u mori me forcë para, pranga 26-vjeçarit në Patos

Burimet policore bëjnë me dije se është kapur në flagrancë një 40 vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri, tip pistoletë në makinë. Në momentin e ndalimit të Arben Koçit, i papajisur me leje drejtimi, i ka paraqitur punonjësve të Policisë, lejen e drejtimit të një shtetasi tjetër. Në automjetin që drejtonte 40-vjeçari, janë sekuestruar armë zjarri me krehër me fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.

Si rezultat i kontrolleve, është kapur në flagrancë një 40-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë, në automjet.

Në momentin e ndalimit në rrugë, 40-vjeçari i papajisur me leje drejtimi, iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, lejen e drejtimit të një shtetasi tjetër.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me krehër me fishekë dhe automjeti që 40-vjeçari e drejtonte pa leje drejtimi.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive, kryesisht për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrugën “Vangjel Noti”, është ndaluar automjeti me drejtues shtetasin A. K.

Pas ndalimit të automjetit, ky shtetas iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, një leje drejtimi me gjeneralitete të një shtetasi tjetër. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi A. K. nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Gjatë kontrollit në automjetit, u gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve proceduarale u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 40 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas

Reforma në kopshte/ “Tolerancë zero”, Manastirliu: Gjobë 500 mijë deri në 1 mln lekë të reja dhe ndërprerje e menjëhershme e veprimtarisë nëse ka shkelje

Para

Nisma “Të rimbjellim Pishporon”, Agron Duka: Kjo zonë të rigjenerohet sa më shpejt

Para
Nisma “Të rimbjellim Pishporon”, Agron Duka: Kjo zonë të rigjenerohet sa më shpejt

Nisma “Të rimbjellim Pishporon”, Agron Duka: Kjo zonë të rigjenerohet sa më shpejt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.