Një 31 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës pasi qarkullonte me arnë zjarri në makinë.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë ndalimin e një shtetasi. Më datë 14.07.2017, rreth orës 12:30, ky shtetas është konstatuar në rrugën “Demokracia” në Bathore, duke qarkulluar me mjetin tip “Audi”.
NJOFTIMI:
Qarkullonte me armë zjarri në kryeqytet. Arrestohet në flagrancë 31 vjeçari.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë ndalimin e një shtetasi. Më datë 14.07.2017, rreth orës 12:30, ky shtetas është konstatuar në rrugën “Demokracia” në Bathore, duke qarkulluar me mjetin tip “Audi”.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit dhe kanë filluar ushtrimin e kontrollit. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1 armë zjarri pistoletë, e llojt “TT” dhe 2 krehëra të mbushur me fishekë.
Menjëherë është arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasi: A. K., 31 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime proceduriale të mëtejshme.
(E.K/SHUPLAKA)