Në orën 07:00 të ditës së dielë u hap zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare. Ky votim do të vazhdojë deri në orën 19:00.
PROBLEMET NË QARQET:
DURRËS
Në Durrës procesi i votimit ka nisur me disa probleme. Në QV 96/1, në lagjen 8 nuk ka nisur ende procesi i votimit, për shkak të problemit me emrin e komisionerit të PD.
Po kështu probeleme ka në lagjen 18 në Q.V 1437-01 dhe në lagjen 3 Q.V 1461-00.
Ndërsa në lagjen 9 Q.V 1486-01 raportohet që të 2 vulat i mban i njëjti person dhe është bllokuar procesi i votimit në këtë qendër votimi. Deri më tani nuk dihet nëse ai që mban dy vulat është komisioner apo njeri i jashtëm.
KORÇË
Në Korçë është bllokuar procesi i votimit në Q.V në Vreshtas. Shkak është ngatërrimi i listës së komisionerëve. Pritet që KZAZ të sjellë listën e saktë.
Po kështu bllokohet votimi ne Q.V edhe në fshatin Orman. Shkak konstatimi i një rasti të votimit familjar.
Bllokohet votimi edhe në Q.V ne Sheqeras. Shkak futja e personave të paautorizuar në qendën e votimit.
Në Veliternë është bllokuar votimi në qendra e votimit. Shkak votimi familjar dhe prezenca e personave te paautorizuar në qendrën e votimit.
Kryetari i komisionit të PD-së në qendrën 3639 Korçë nuk lejon familjarët të shoqërojnë njerëzit e tyre në moshë të madhe.
POGRADEC
Probleme me bojen e vulave. Tamponet të thatë në shumë qendra votimi.
PESHKOPI
Por në disa qendra votimi në Peshkopi nuk ka nisur votimi nuk ka nisur në orarin zyrtar. Kështu, QV 1139/1 ende nuk ka hapur dyert për votuesit ndonëse ora shënon afro 08:00.
PUKË
Po kështu edhe në Pukë në QV 0392 nuk ka filluar akoma votimi, dhe shkak është bërë një kuti e çarë.
(J.V/Shuplaka)