Pas reagimit të Agim Kajmakut lidhur me kërkesën e Prokurorisë ndaj PD-së për depozitimin e fakteve që ka në përfshirjen e kryebashkiakut të Vorës për lidhjen e tij me krimin, është koundërpërgjigjur menjehrë edhe Gazment Bardhi.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka publikuar një dokument me të cilin ngre një pyetje ndja Kajmakut i cili tha më herët se futet në Greqi sa herë t’ia dojë qejfi, se nëse hyn “sa herë t’ia dojë qejfi me emrin Jorgo Toto”.
Ndërkohë, Bardhi ka dhënë edhe një paralajmërim të fortë ndaj kryebashkiakut për të cilin tha se as nuk diskutohet që do të përfundojë në burg.
Ragimi i Sekretarit të Përgjithshmë të PD-së, Gazment Bardhi:
Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi.
Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi!
Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot?
Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti?
Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!
(F.GJ/FAXWEB.AL)