Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë Tiranë, Kreshnik Çollaku ka akuzuar Bashkinë Tiranë se po i trajton në mënyrë çnjerëzore qytarët që marrin ndihmë ekonomike apo pensione.
Çollaku tha në ‘Fax News’ se njerëzit presin në radhë deri në 10 orë për të marrë paratë e bukës së gojës, ndërsa mes tyre ka të sëmurë, invalid që përjetojnë këto vuajtje.
Ai tha se sot i kishte ardhur turp për mënyrën se si qytetarëve u ishte fyer dinjiteti për 32 mijë lek të vjetra, ndërsa shqetësimi i tyre ishte që nëse ato para nuk I merrnin sot fondi mund të digjej
“Mua sot më telefonuan një grup qytetarësh të Tiranës, ishin të alarmuar, më thanë që në qëndrat e ndihmës ekonomike kishte radhë dhe kushte çnjerëzore, njerëz të sëmurë me karroca, që prisnin për të marrë ndihëm ekonomike, që shkonin që nga ora 5 e gjysë e mëngjesit për të marrë ndihmën, është totalisht çnjerëzore.
Njerëzit ishin të revoltuar. Kur shikon që ndihma ekonomike shkon tek njerëzit në këtë formë më vinte turp nga vetja si torturoheshin për të marrë 32 mijë lek të vjetra. Këta nuk kanë para për të dhënë as pensionet. Shqetësimi ishte se në rast se paratë nuk merreshin sot fondi digjej.
Në këtë betejë nuk mjafton vetëm opozita, por duhet që çdo qytetarët të reagojë për këtë skandal se po u fyhet dinjiteti qytetarëve”, tha ndër të tjera Çollaku.
Kre i të djathtëve në bashki publikoi sot një video ku tregoheshin rradhët e gjata të njerëzve që presin të marrin ndihmën ekonomike në Tiranë.
Në videon e publikuar nga ai, tregohet rradha e gjatë e krijuar nga njerëzit që presin me orë të tëra për të marrë lekët e ndihmës ekonomike, ndërkohë që një qytetar akuzon punonjëset e postës të cilat sipas tij kanë lekët nën banak dhe i mbajnë derisa të marrin urdhrin nga bashkia për ti shpërndarë.
(B.H/Faxweb)