06:35 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Që nga janari, bizneset mund të kryejnë dhjetëra pagesa tatimore online

16:30 | 28/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Që nga janari, bizneset mund të kryejnë dhjetëra pagesa tatimore online

Muaji janar i këtij viit të ardhshëm do t’u mundësojë të gjitha bizneseve të kryejnë online dhjetëra pagesa tatimore. Këtu përfshihet: pagesa e tatim-fitimit, pagesa e tatimit të lojërave të fatit të biznesit, pagesa e tatimit mbi të ardhurat personale apo pagesa e taksave kombëtare.

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit në vend, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj , bëri të ditur se prej janarit të vitit të ardhshëm biznesit do t’i mundësohet të kryejë online dhjetëra pagesa tatimore, duke nisur nga pagesa e tatim-fitimit, pagesa e tatimit të lojërave të fatit të biznesit, pagesa e tatimit mbi të ardhurat personale apo pagesa e taksave kombëtare.

“Nga ana tjetër,  nisma e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për kryerjen online të deklaratave doganore po merr formë konkrete dhe shumë shpejt do të gjeni në portal një pjesë të këtyre shërbimeve, ndërkohë që po punojmë ngushtë me institucionin për të mundësuar në formë elektronike të 24 aplikimet për deklarata doganore. Si një vlerë e shtuar e këtyre shërbimeve do të vijë edhe pajisja me nënshkrim elektronik e agjentëve doganorë, për të garantuar një aplikim më vlerë ligjore dhe sipas standardeve bashkëkohore”,- vijoi Karçanaj. 

Sipas Karçanaj dorëzimi i bilanceve përmbledhëse të bizneseve është një prej procedurave më të suksesshme që kryhet prej 3 vjetësh përmes portalit e-Albania.

“Besoj se shumëkush këtu e ka përjetuar vite me parë makthin e dorëzimit të bilanceve në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Nën moton ‘e-Albania’, në funksion të plotë për qytetarin dhe biznesin”, 2017-a shënoi vitin e tretë që dorëzimi i bilanceve bëhet vetëm online. Mesatarisht 15 mijë bilance dorëzohen çdo vit në QKB, ndërsa janë evituar maksimalisht korrupsioni dhe vonesat burokratike. Për ta përmirësuar edhe më tej këtë shërbim, po punojmë për të zgjeruar numrin e fushave që para plotësohen automatikisht nga sistemet gjatë formularit të dorëzimit të bilancit, për të lehtësuar edhe më tej biznesin, duke i kursyer kohë dhe duke rritur saktësinë e informacionit të dërguar”,- vlerësoi Kryetarja e AKSHI-t.

Për të mundësuar uljen e kostove për të gjithë qytetarët, qofshin këta biznese apo individë të thjeshtë, Karçanaj ftoi biznesin të sjellin sugjerime konkrete, në kuadër të qendërzimit të shërbimeve TIK.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: karcanajonlinepagesa
Pas

Basha nga Lezha: Vendosëm bashkimin e shqiptarëve

Para

Emiljano Shullazi në gjyq: Ylvi Beqja gënjen nuk e kam kërcënuar asnjëherë, më tha se do të më jepte 1.4 milion euro

Para
Emiljano Shullazi në gjyq: Ylvi Beqja gënjen nuk e kam kërcënuar asnjëherë, më tha se do të më jepte 1.4 milion euro

Emiljano Shullazi në gjyq: Ylvi Beqja gënjen nuk e kam kërcënuar asnjëherë, më tha se do të më jepte 1.4 milion euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.