Mediat dhe gazetat më prestigjoze në mbarë botën i kanë bërë jehonë protestës së djeshme të opozitës ku mijëra qytetarë bllokuan aksit kryesore rrogore në vend duke paralizuar për më tepër se një orë qarkullimin e mjeteve.
Të paktën 43 gazeta dhe media ndërkombëtare kanë shkruajtur dhe kanë fulur për këtë protestë e cila vjen në vazhdën e përshkallëzimit të aksionit opozitar kundër qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Edi Rama për mes të cilit kërkojnë largimin e tij dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.
Washington Post, Reuters, Neë York Times, Associated Press, Fox News etj shkruajnë për bllokimin e akseve nacionale nga opozitaAto shprehen se anëtarët e opozitës shqiptare kanë bllokuar autostradat kombëtare në protestën e tyre të fundit kundër një qeverie të cilën e akuzojnë se është e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar, diçka të cilën qeveria e mohon.
“Mbështetësit e opozitës së qendrës së djathtë të Partisë Demokratike bllokuan pesë udhëkryqe të veçanta për një orë të enjten, duke kërkuar që të krijohej një Kabinet i përkohshëm për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në protesta që nga shkurti, mbështetësit e opozitës janë përpjekur të hyjnë në parlament ose ndërtesa të qeverisë dhe policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe me kanalet e ujit.
Ligjbërësit e opozitës kanë hequr dorë nga vendet e tyre në parlamentin me 140 vende, ku socialistët drejtues kanë 74 vende. Shumica e vendeve të lira janë zëvendësuar nga kandidatë të tjerë nga listat shumë emërore të opozitës. Në qershor, Shqipëria pret të dëgjojë nga Bashkimi Evropian nëse do të fillojnë negociatat e anëtarësimit të plotë dhe do të mbajnë gjithashtu zgjedhje bashkiake”, shkruajnë mediat e huaja.
(F.GJ/FAXWEB.AL)