Shtyrja e Zgjedhjeve në Kavajë duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë. Një prej atyre që e mendojnë jo të drejtë është edhe Ben Blushi.
Ai shprehet se kandidat të vdekur që garon edhe mund të ketë dëgjuar, ndërsa të mos ketë kandidat fare s’ka ndodhur ndonjëherë.
‘’ÇFARË NDODHI NË KAVAJË. Që zgjedhjet ti fitojë një kandidat i vdekur e kisha imagjinuar, po që zgjedhje nuk ka se nuk ka fare kandidatë, kjo është jashtë çdo imagjinate. Ky quhet sekuestrim i të drejtës së votës nga partitë.
Eshtë njëlloj sikur dy ekipe të marrin topin dhe të dalin nga stadiumi duke i lënë tifozët aty pasi kane prerë biletën. Ky nuk quhet më futboll dhe kjo nuk mund të quhet më politikë!’’, shprehet Blushi.
Kujtojmë se kryeministri Rama i kërkoi kandidatit Klodian Shehi të tërhiqej nga gara pasi sipas tij duhej ti jepej dhe pak kohë opozitës në rrugën që ka nisur. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post