Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pranuar se nuk do të jetë i pranishëm në mëngjesin e lutjeve në SHBA, pasi nuk i është dhënë viza nga autoritetet amerikane, për shkak të taksës së vendosur nga ai ndaj mallrave serbe.
Ai është shprehur se ka gjasa që të mos shkojë në këtë organizim, ndonëse ka ftesë nga Uashingtoni dhe shkak për këtë është taksa që Kosova ka vënë ndaj mallrave serbe.
“Qejf kom pasë edhe kam. Me këtë klimën me taksën po më duket nuk shkoj kësaj here. Duhet me prit me shku ma vonë”, është shprehur Haradinaj gjatë konferencës për shtyp.
Kujtojmë se Al Jazeera e Ballkanit ka raportuar dje se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
Një burim i Departamentit Amerikan të Shtetit i ka thënë Al Jazeera Balkans se ky sanksion vjen pasi që Haradinaj po refuzon ta heqë taksën ndaj Serbisë.
(B.B/ Faxweb.al)