Fahri Balliu, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ tha se deklarata e Metës, që nuk do të hyjë në zgjedhje pa PD ishte një gjë që pritej.
Teksa foli për darkën Rama-Meta dhe i pyetur nga Fevziu nëse dinte gjë më parë që ata do të darkonin, Balliu u përgjigj: “Unë s’kam ditur gjë, por qëkur e pashë Ramën që u nis për peshk e dija që nuk do të kapte gjë”.
Sipas Balliut, Basha dhe Meta janë të ngjashëm në kërkesat e tyre ndaj PS.
“Nuk ka nevojë që Basha dhe Meta të kenë marrëveshje për këto zhvillimet e fundit, këto janë elementë kryesorë të demokracisë dhe vetëm Rama nuk i ka në konsideratë”,- u shpreh ai.
Kryeministri Edi Rama dhe aleati kryesor në qeverisje, Ilir Meta darkuan së bashku dje në një nga lokalet në afërsi të ‘Pazarit të Ri’ në Tiranë. Takimi mes kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit kokë më kokë nisi dje rreth orës 21:00. Në qendër të diskutimit mes dy aleatëve në qeverisje mësohet se ishte rinovimi i koalicionit edhe për një tjetër mandat.
Gjithashtu, me ta në darkë ishte edhe Kreu i Bashkise se Tiranës Erion Veliaj dhe Ministri i Drejtësisë , Petrit Vasili. Takimi mes Ramës dhe Metës erdhi një ditë pas 1 Prillit. Nga Asambleja e PS, Rama u shpreh se socialistët janë gati, ndërsa i takon LSI për të vendosur.
Ndërsa ditët e fundit mes dy partive kryesore në qeverisje ka pasur replika në distancë për cështjen e kanabisit dhe reformën e arsimit. (M.D/ Shuplaka)