Kur kanë kaluar 28 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha, deputeti demokrat Edi Paloka e kujton me nostalgji atë periudhë, teksa vetë ka qenë në grevë urie. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka thotë se mllefi i qytetarëve ndaj Hoxhës ka qenë shumë i madh, ndërsa ka vendosur që bustin e ish-diktatorit të zëvendësojë në foto me Edi Ramën. Paloka me siguri aludon për fundin e Edi Ramës, pasi nesër pritet një tjetër protestë e opozitës, që ka nisur dhe aksionin për djegien e mandateve parlamentare.
Shkruan Paloka:
Me 20 shkurt 1991, pasi qytetaret e Tiranes rrezuan bustin e diktatorit, ne dolem nga greva e urise. Sa kishte filluar te erresohej. Pas tre ditesh ne greve doja te shkoja sa me pare ne shtepi, por nuk me ikej pa bere nje foto me koken e diktatorit qe qytetaret e Tiranes e sollen tek ne pasi e terhoqen zvarre qe nga sheshi.
Ne fakt gjeta vetem disa copa nga bronxi qe deri ate dite ngrihej me arrogance ne mes te kryeqytetit si monumenti i diktatorit. Copat e bronxit ishin shtypur nga goditjet qe duket se i kishin dhene njerzit dhe…qelbeshin era shurre. Duket se urrejtja e grumbulluar e shqiptareve ishte zbrazur mire; nuk ishin mjaftuar as me rrezimin, as me terheqjen zvarre, as me goditjet me hunj por edhe i kishin permjerre siper diktatorit.
E pra deri ate dite dukej si e pamundur qe ai monument te shkulej nga aty…
(E.K/FAXWEB.AL)