Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të inspektorëve të pyjores dhe mjedisit në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ternovë, kur inspektorët e mjedisit të ardhur nga Tiranas pë inspektim, së bashku me inspektorët e pyjores në Dibër kanë identifikuar katër kamionë të ngarkuar me lëndë drusore.
Burime bëjnë me dije se personat që ndodheshin në kamionë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së inspektorëve, ndërkohë nga plumbat nuk ka të lënduar.
Inspektorët kanë njoftuar menjëherë policinë e Bulqizës, të cilët janë nisur drejt vendngjarjes.
Dyshohet se në kamionë ishin ngarkuar lëndë drusore që do të shërbenin si shtylla në galeritë e minierave.