Një ngjarje rëndë është shënuar një ditë më parë Shijak, një 52-vjecar, nuk ka njoftuar policinë se në drejtim të banesës së tij persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi,
Ndërkohë në orët e para të mëngjesit janë gjetur 19 gëzhoja automatiku.
Njoftimi i policisë:
5.Më datë 22.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A. Ç. vjeç 52 banues në Shijak, pasi në orën 04:00, në banesën e tij, persona të paidentifikuar, kanë gjuajtur me armë zjarri banesën dhe nuk ka kallëzuar krimin. Në vendin e ngjarjes u gjetën e bllokuan 19 gëzhoja automatiku. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 300, 301, 278/4, 150 dhe 84 i Kodit Penal.
(S.SH/Shuplaka)