Në qytetin e Kukësit është qëlluar me armë zjarri një 26 vjeçar ku ka ngelur i plagosur. Policia ka mundur të arrestojë një nga vëllezërit dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi dyshohen se autorë të ngjarjes.
Detaje:
Më datë 02.05.2017, Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, bënë arrestimin e shtetasit: -Luan Tershalla, 39 vjeç, banues në fshatin Krenzë, Kukës. Si dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit: -S.T., 44 vjeç, banues në fshatin Krenzë, Kukës. Arrestimi i shtetasit Luan Tershalla, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit S.T., u bë pasi:
Më datë 02.05.2017, në fshatin Krenzë, Kukës, vëllezërit Luan Tershalla dhe S.T., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta (pronësie), kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.T., 26 vjeç, banues në Krenzë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur. I plagosuri ndodhet në spital e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhonjë mod.54. Po vijon puna për kapjen e shtetasit S.T. Materialet do i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, për veprat penale ”Vrasja me dashje, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 -22-25 dhe 278 të K.Penal. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post