Një person ka mbetur i vdekur nga disa të shtëna me armë zjarri në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Nga burimet mësohet se i vdekur emri i të cilit nuk bëhet me dije, është gjetur në rrugën “Xhanfize Keko” tek “Xhamlliku”, në një makinë.
Ai është parë që nuk jepte asnjë shenjë ndërkohë burime për Faxweb.al bëjnë me dije se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Nga informatat që mbërrijnë nga vendi i ngjarjes, mësophet se trupi i viktimës gjendet ende në mjetin ku është ekzekutuar.
Fillimisht u raportua se ai ishte i plagosur pasi nuk është kuptuar menjëherë gjendja e tij. Dyshohet se autori i krimit është larguar drejt zonës së “Freskut”, ndërsa nuk ka të dhëna momentalisht për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes nga dëshmitar që mund të kenë ndodhur aty.
Është për t’u theksuar se vendi ku ka ndhodhur krimi, ndodhet në një zonë mjaft të frekuentuar dhe të populluar në këtë orar në kryeqytet.
Nga të dhënat që vijnë nga terreni prej gazetarëve të Fax Nwws, mësohet se kryeqyteti ndodhet në një “shtet-rrethim” për shkak të postoblloqeve të kodngritura për të bërë të mundur kapjen e autorit të krimit të rëndë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)