Një i ri afër 30 vjeç është qëlluar me armë zjarri në afërsi të rrugës Myslym Shyri në Tiranë.
Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion. Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar.
I riu është transportuar për në spitalin e Traumës dhe sipas burimeve 30-vjeçari ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.