Banesa e shtetasit N.S në zonën e Prezës është qëlluar me breshëri arme gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa ngjarja ka tronditur familjarët.
Policia ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë në zonë, që mund të çojnë drejt identifikimit të autorit/autorëve.
Njoftimi i policisë:
Gjatë natës, në Prezë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit N.S, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(E.K/Faxweb.al)