Pas një sherri në Itali një 22-vjeçar shqiptar me iniciale B.A. është plagosur rëndë me thikë në komunën italiane Diano Marina.
Sipas mediave italiane i riu është transportuar me “kod të kuq” në spitalin e Imperias. Hetimet vijojnë për të zbardhur shkakun e konfliktit që solli plagosjen e të riut.
I riu shqiptar është goditur në pjesën e shpatullës, por ka humbur shumë gjak deri kur ka mbërritur ambulanca.
Karabinierët janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët mendohet se janë indetifikuar sipas përshkrimeve të para të disa dëshmitarëve në vendin e ngjarjes. (J.V/Faxweb)