Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e siogurisë “burg pa afat”, për Vasel Vuçinajn.
Fax News raporton se ditën e dielë, në orët e parat të mëngjesit, Vuçinaj qëlloi me breshëri automatiku në drejtim tëbanesës së 51-vjeçarit, me inicialet M.G., duke e lënë këtë të fundit të plagosur në shpatull.
Ngjarja ndodhi në fshatin Vukël në Kelmend Malësisë së Madhe.
Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, Vasel Vuçinaj 49-vjeç, i cili sot ka dalë përpaar trupit gjykues.
Sipas burimeve nga policia ngjarja ndodhi si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.
Policia sekuestroi armën e krimit dhe në vendngjarje u sekuestruan 12 gëzhoja.
Vuçinaj është kryetari i PS-së Malësinë e Madhe në Kelmend.
(F.M/Faxweb)
Discussion about this post