12:01 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri ndërsa drejtonte makinën për të kanosur një shtetas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

10:53 | 09/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qëlloi me armë zjarri ndërsa drejtonte makinën për të kanosur një shtetas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

Një incident i rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 13 në Durrës, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti që po drejtonte, me qëllim kanosjen e një 50-vjeçari. Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin I. N., si dhe pasagjerin në automjet, R. M., 25 vjeç, për moskallëzim krimi.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe, pas të shtënave, autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Grupi hetimor po vijon punën për kapjen e tyre dhe sekuestrimin e automjetit të përdorur. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, në tokë, ndërkohë që drejtonte automjetin, për të kanosur një shtetas, shpallet në kërkim 37-vjeçari. Shpallet në kërkim dhe një 25-vjeçar (pasagjer në automjet), për moskallëzim krimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, pas kallëzimit të bërë dje, nga shtetasi D. K. se një shtetas e kishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin e këtij shtetasi dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. N., ndërkohë që qarkullonte me automjet, me pasagjer shtetasin R. M., në lagjen nr. 13, Durrës, ka qëlluar me armë zjarri, për të kanosur shtetasin  D. K., 50 vjeç, për motive të dobëta, dhe më pas është larguar me automjet.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit I. N., 37 vjeç dhe R. M., 25 vjeç, banues në Durrës, si dhe automjeti i dyshuar i përdorur në këtë ngjarje. Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Pas

EMRI/ U vra në Itali me thikë, shqiptari humbi jetën pas sherrit për një vajzë

Para

Ushtroi dhunë ndaj kushëririt, arrestohet 53-vjeçari në Fier

Para
Ushtroi dhunë ndaj kushëririt, arrestohet 53-vjeçari në Fier

Ushtroi dhunë ndaj kushëririt, arrestohet 53-vjeçari në Fier

 



Të Fundit

Kukës/Vijon operacioni “Kroi”, arrestohet personi i dytë i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike

PS 19 mandate në Tiranë, PD “dhëmbë për dhëmbë” me “Mundësinë” për mandatin e 14-të

Numërohen mbi 93% e votave, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Kryeministri Keir Starmer viziton Tiranën, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

Socialistët fitojnë në burgun e Fierit, 125 vota diferencë me PD

Shkodër/65-vjeçarja gjendet pa shenja jete në oborrin e banesës, dyshohet vetëvrasje

Dibër/Aksident rrugor me katër të lënduar dhe gjetja e trupit të pajetë të 29-vjeçarit pas aksidentit në fabrikën e kromit

Dështon për të 15-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

Numërimi drejt fundit në Tiranë, si paraqitet rezultati deri tani

Shkodër/Procedime për aksident me këmbësore dhe dëmtim automjeti në Velipojë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.