Policia e Gramshit ka arrestuar në flagrancë Fabjon Selami, 27 vjeç, banues në fshatin Kalaj, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese”.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.10.2018, në fshatin Gribë, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në ceremoninë e martesës së vajzës së shtetasit L.M., 59 vjeç.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mos kallzim krimi” edhe shtetasi L.M.
Materialet Hetimore i kaluan Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.
(M.Q/Faxweb)